Gara për shefin e SPAK hyn në fazën finale, KLP shqyrton të hënën kriteret e kandidatëve

Gara për shefin e SPAK hyn në fazën finale, KLP shqyrton të hënën kriteret e kandidatëve

Të hënën në orën 10:00, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mbledhë anëtarët për të shqyrtuar nëse katër kandidatët për drejtimin e SPAK plotësojnë kushtet ligjore për të vijuar garën. Në rend dite do të jetë miratimi i listës me emrat që kalojnë fazën e parë formale. Vetëm pas kësaj, kandidatët do të ftohen për intervista dhe prezantim të platformës përpara KLP-së. “Kjo mbledhje do të organizohet në sallën e mbledhjeve në prezencë të Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe përfaqësuesve nga Prokurori i Përgjithshëm, Ministria e Drejtësisë, Projekti Eu4Justice dhe Programi OPDAT”, njofton zyrtarisht KLP. Katër emrat në garë janë: Adnan Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Ervin Gokaj. Të katër kanë dorëzuar aplikimet dhe vizionin e tyre për drejtimin...