Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Barcelona e kthen Yamalin në “markë tregtare”, nuk i lejohen më autografet falas
18 Tetor 2025 9:14 Alfred Lleshi Në futbollin modern, paratë shpesh marrin përparësi karshi pasionit. Sipas “Mundo Deportivo”, Lamine Yamal nuk do të japë më autografe falas për tifozët, as në fanella, as në objekte të tjera, madje as në dalje të qendrës stërvitore. Vendimi është pjesë e një projekti komercial më të gjerë. Gazeta katalanase shpjegon se talenti spanjoll do të nënshkruajë kontratë me një kompani që do të tregtojë produkte zyrtare me autografin e Yamal. Për këtë arsye, atij i është kërkuar të ndalojë praktikën e autografeve falas, me miratimin e klubit. Ky hap reflekton prirjen në rritje të futbollit bashkëkohor, ku lojtarët e rinj kthehen në “marka tregtare” dhe çdo gjest mund të monetizohet. Tifozët që duan një kujtim me firmën e Yamal...