“Pirlo nuk e donte Ronaldon, kishte të dhëna të këqija”, ish-ndihmësi zbulon prapaskenat

“Pirlo nuk e donte Ronaldon, kishte të dhëna të këqija”, ish-ndihmësi zbulon prapaskenat

Ish-ndihmësi i Andrea Pirlos, Alparslan Erdem, ka zbuluar se trajneri italian nuk ishte adhurues i Cristiano Ronaldos gjatë periudhës së tij te Juventusi. Sipas tij, Pirlo nuk e pëlqente mënyrën e lojës së portugezit dhe preferonte një skuadër pa të, por nuk kishte mundësi ta largonte për shkak të statusit të lartë të sulmuesit. “Pirlos nuk i pëlqente Ronaldo, por nuk kishte çfarë të bënte. Analizat e të dhënave treguan se Ronaldo kishte vrapimet më të këqija dhe presionin më të keq. Pirlo nuk e donte Ronaldon në ekip, por nuk mund të bënte asgjë sepse ishte Cristiano Ronaldo. Ai preferonte Moratën që i përshtatej formacionit 4-4-2. Sistemi thjesht nuk funksiononte as me Ronaldon dhe as me Dybalan, por ai nuk mund të bënte asgjë...