Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Nëse Gyokeres nuk përballon presion, të largohet!”
17 Tetor 2025 18:55 Telesport Mikel Arteta ka paralajmëruar publikisht sulmuesin suedez Viktor Gyokeres, duke i theksuar se nëse nuk përballon presionin e të qenit lojtar i Arsenalit, të largohet. Gyokeres po kalon një periudhë të vështirë në “Emirates”, por trajneri i Arsenalit nuk do t’ia dijë. “Nëse nuk mund ta përballosh presionin që ky klub ka, atëherë duhet të shkosh diku tjetër”, ka deklaruar Arteta, i cili zakonisht ruan marrëdhënie të mirë me lojtarët, por nuk kursehet në publik. Gyokeres iu bashkua Arsenalit në verë për 63.5 milionë euro. Deri tani, bilanci nuk flet për të: gjithsej 3 gola.