Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Gasperini kërcënon Interin: Roma tregon sa vlen
Nesër në ‘Olimpico’ (20:45) Roma- Inter. Verdhekuqtë synojnë të hedhin në fushë Paolo Dibala, thuajse të rekuperuar. Trajneri i Romës Xhan Piero Gasperini sfidon të kaluarën e tij. Trajneri piemontez do të drejtojë Romën e tij ndaj Interit në ‘Olimpico’ të shtunën në mbrëmje me statusin e skuadrës kryesuese të Serie A (së bashku me Napolin nga 15 pikë në 6 javë). Duke pasur parasysh të kaluarën e tyre të trazuar në Appiano Gentile dhe rezultatin e dobët (nuk kanë fituar kundër zikaltërve në 15 ndeshje), kjo ndeshje nuk mund të jetë si asnjë tjetër. Por Gasperini nuk po e bën atë një çështje personale apo teknike: “Gjatë kohës time në Atalanta, a pata vështirësi kundër Interit? Kur Juve ishte shumë e fortë, ne vuajtëm...