Përmet, i riu kapet me dru zjarri të prera pa leje, sekustrohet makina bashkë me ngarkesën

Përmet, i riu kapet me dru zjarri të prera pa leje, sekustrohet makina bashkë me ngarkesën

POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. M., 30 vjeç, banues në Përmet, pasi u konstatua duke transportuar me automjet, lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Mjeti dhe lënda drusore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.