Zjarr në një magazinë në Këlcyrë

Zjarr në një magazinë në Këlcyrë

POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr dhe si pasojë është djegur magazina në pronësi të shtetasit Sh. H. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.