Yamal bëhet “mollë sherri” në Barcelonë, Flick “përplaset” me drejtuesit katalanas

Yamal bëhet “mollë sherri” në Barcelonë, Flick “përplaset” me drejtuesit katalanas

Tension në kampin blaugrana. Në Barcelonë ka shpërthyer një përplasje e brendshme mes trajnerit Hansi Flick dhe drejtuesve të klubit, me në qendër talentin e ri Lamine Yamal. Gjithçka nisi pas një vonese të lojtarit në stërvitje, në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj PSG-së. Flick, i njohur për disiplinën e tij, kishte vendosur ta lërë jashtë formacionit titullar, por nga lart erdhi ndërhyrja: drejtuesit, me ndikimin e afërt të presidentit Laporta, i kërkuan që ta aktivizonte lojtarin nga minuta e parë. Trajneri gjerman nuk e priti mirë ndërhyrjen, duke e parë si një cënim të autoritetit të tij. Sipas burimeve nga brenda klubit, ai ka kërkuar që vendimet teknike t’i përkasin ekskluzivisht stafit dhe të mos ketë ndërhyrje të tilla në të...