Burimi: 
								Vizionplus.tv
								
							
                                    Foto © Vizionplus.tv                                
                            PD bojkoton marshimin për UÇK, Berisha: Ish komandantët të pafajshëm, Rama përdor protestën për qëllime politike
                            Partia Demokratike ka vendosur të mos jetë pjesë e protestës në mbështetje të luftëtarëve të UÇK-së, por Sali Berisha, nga selia e PD-së, shprehu mbështetjen për lëvizjen e veteranëve të UÇK-së. Gjatë një konference me gazetarët, Berisha theksoi se liderët e UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë, janë të pafajshëm. “Në të gjithë dijeninë time, ndjekjen time, nuk kam parë në mënyrë absolute asnjë fakt që të provojë asnjë akuzë për të cilën janë arrestuar dhe mbahen në arrest ish-udhëheqësit e luftës dhe udhëheqësit politikë më vonë të Kosovës. Asnjë! Dhe unë uroj me zemër që ajo gjykatë të shpallë pafajësinë e tyre dhe kthimin e tyre në vendin e tyre”, tha Berisha. Por Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdor kauzën e...