Flick: Është budallallëk të thuhet se klubi më detyroi ta aktivizoja Yamal kundër PSG-së

Flick: Është budallallëk të thuhet se klubi më detyroi ta aktivizoja Yamal kundër PSG-së

Hansi Flick foli këtë të premte në prag të ndeshjes së nesërme kundër Girona në Montjuïc. Trajneri gjerman konfirmoi rikthimin e Lamine Yamal dhe Fermín López, mbrojti profesionalizmin e Lewandowskit, kritikoi idenë e ndeshjes kundër Villarreal në Miami dhe reagoi ashpër ndaj thashethemeve se klubi e detyroi të aktivizonte Yamal kundër PSG-së, pavarësisht se kishte mbërritur me vonesë. Ndeshja – “Girona bëri një sezon fantastik, të kaluarin. Më pëlqen shumë filozofia e trajnerit të tyre. Nuk e nisën mirë këtë sezon, por janë përmirësuar në tri ndeshjet e fundit. Edhe pse kanë mungesa, ne duhet ta fillojmë mirë, ndryshe nga Sevilla, ku nuk ishim në nivelin tonë. Dua të luajmë në maksimum”. Flick shtoi se do të duhet ta menaxhojë rikthimin e Yamal dhe Fermín:...