E shtuna spektakolare e Serie A dhe Bundesliga

E shtuna spektakolare e Serie A dhe Bundesliga

Dy superndeshje blindojnë fundjavën sportive.  Në kanalet sportive Tring Sport, të cilët mbledhin para ekranit të gjithë tifozët e futbollit të vërtetë, vijnë pasditen e kësaj të shtune dy supersfida të shumëpritura. Në Bundesliga luhet Der Klassiker, ndeshja e vitit, superderbi gjerman që përball Bayern Munchen me Borussia Dortmund. Në 18:30, në Tring Sport 2, të gjithë sytë e fansave të çmendur të futbollit gjerman, por edhe të cilitdo që pëlqen futbollin cilësor dhe autentik. Të pandalshëm në krye të renditjes, me Kane, Olise dhe Luis Diaz në superformë, bavarezët presin në mitikun Allianz Arena rivalët e përjetshëm, që me vete do të marrin  ambicien për të fituar dhe tifozët e pandashëm të “Murit të Verdhë”, që këtë ndeshje e presin si eventin më të rëndësishëm. Sepse në Der Klassiker luhet...