Burimi:
Monitor.al
Foto © Monitor.al
Mbahet forumi Shqipëri-Turqi 2025, Rama fton investitorët turq të ridyfishojnë investimet në vend
Me pjesëmarrjen e mbi 500 investitorëve turq, në Tiranë kanë nisur punimet e Forumit të Investimeve Shqipëri–Turqi 2025, një event i rëndësishëm ekonomik që synon forcimin e marrëdhënieve tregtare dhe nxitjen e investimeve të reja mes dy vendeve.Nëpërmjet një video-mesazhi të drejtuar pjesëmarrësve, Kryeministri Edi Rama vlerësoi marrëdhëniet shqiptaro-turke dhe ritheksoi angazhimin e qeverisë për të mbështetur çdo investim të huaj, veçanërisht nga partnerët strategjikë si Turqia.“Dhjetë vjet më parë, me Presidentin Recep Tayyip Erdogan, vumë një objektiv të thjeshtë: Të dyfishonim shkëmbimet tona tregtare. Sot, kemi shkuar shumë përtej.Nga 250 milionë euro, në mbi 1 miliard vetëm në 9 muajt e parë të këtij viti. Nga 300 sipërmarrje me kapital turk, në mbi 1 mijë sot. Nga disa qindra punonjës, në 15 mijë të...