Matthaus lartëson punën e Kompany: E ka bërë Bayernin si Gjermaninë e vitit 1990

Matthaus lartëson punën e Kompany: E ka bërë Bayernin si Gjermaninë e vitit 1990

17 Tetor 2025 12:45 Alfred Lleshi Ish-kampioni i botës Lothar Matthäus nuk ka dyshime: Bayern Munihu është favoriti absolut për ta fituar përsëri Bundesligën. Në një intervistë për “Bild”, 64-vjeçari vlerësoi punën e Vincent Kompany, duke theksuar se trajneri belg i ka rikthyer klubit bavarez ato vlera që Gjermania tregoi në Botërorin 1990; solidaritet, respekt dhe unitet. “Kompany i ka rikthyer Bayernit diçka që trajnerët e tjerë nuk e kishin arritur; frymë skuadre, respekt reciprok dhe bashkim mes lojtarëve. Edhe rezervat i gëzojnë golat sikur të ishin në fushë”, – shpjegoi Matthäus, pjesëmarrës në 5 Botërorë dhe fitues i “Italia 1990”. Një nga protagonistët e Bayernit konkurrues është Luis Díaz. Matthäus vlerëson lart kontributin e tij në fazën sulmuese dhe mbrojtëse: “Kolumbiani sakrifikohet kur ekipi...