Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Nga Gjermania nuk e përjashtojnë më largimin e Ter Stegen nga Barcelona, qysh në janar
17 Tetor 2025 13:01 Alfred Lleshi Portieri i Barcelonës, Marc-André ter Stegen, që mungon nga korriku, pas operacionit në shpinë, mund të mendojë largimin nga klubi katalanas, sipas raportimeve të “Sky Sports Germany”. Sipas gazetarit Florian Plettenberg, “Marc nuk ka vendosur ende nëse do të qëndrojë te Barcelona gjatë dimrit apo do të largohet drejt një skuadre tjetër. Transferimi gjetiu tashmë nuk përjashtohet”. Ter Stegen është i vetëdijshëm që, nëse mbetet te Barça dhe nuk merr minuta, rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në Botërorin e verës së ardhshme. Aktualisht Joan Garcia është portieri titullar i Flick dhe gjatë mungesës së tij është aktivizuar Szczesny. “Ende nuk ka një vendim përfundimtar, por nëse qëndron, rrezikon të përfundojë në stol”, – shton gazetari gjerman. Portieri gjerman, një nga kapitenët...