Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Optimizëm në Torino, Ismajli gati për Napolin, “ngroh” edhe Asllani
Ismajli ishte një nga mungesat e mëdha të Sylvinho-s në këtë muaj tetor, por për fat dyshja Gjimshiti-Ajeti zhvilluan një ndeshje perfekte në çdo aspekt. Qendërmbrojtësi kuqezi duket se ka lënë pas problemin muskulor dhe është rikthyer të stërvitet me pjesën tjetër të ekipit. Në radhët e Torinos “kryqëzojnë gishtat” që Ismajli të jetë në fushë për sfidën kundër Napolit. Ismajli ka hasur jo pak probleme këtë periudhë si pasojë e shqetësimeve muskulore, por trajneri Baroni beson shumë te futbollisti shqiptar, në sfidat e fundit e ka aktivizuar si titullar. Ismajli nuk u paraqitur në grumbullin me Shqipërinë, por qëndroi në Torino për t’u rikuperuar plotësisht. Këto dy javë, Ismajli i është nënshtruar një stërvitje të personalizuar për të qenë në fushë për takimin kundër...