Nga Asllani te Vlahovic, Barça kërkon një zëvendësues për Lewandowskin

Nga Asllani te Vlahovic, Barça kërkon një zëvendësues për Lewandowskin

Në Barcelonë, stafi drejtues po punon për një projekt të ri, janë të fokusuar totalisht në gjetjen e një sulmuesi të ri, fundja Roberto Lewandowski është në moshë, 37-vjeç. Sulmuesi polak mbetet pikë referimi në fazën sulmuese, por pa diskutim Leva nuk përfaqëson të ardhmen. Ëndrra e madhe e Laporta-s quhet Erling Haaland, por në të njëjtën kohë është edhe objektivi më i vështirë i mundshëm, me biondin që sapo ka rinovuar kontratën e tij me Man.City. Në kushte të tilla, drejtori Deco dhe pjesa tjetër e stafit po mendojnë për një tjetër emër. “Sky Sport” raporton se mes emrave që Barça po ndjek ka përfunduar edhe sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Fisnik Asllani. Sulmuesi i Hoffenheim po kalon një moment fantastik, kjo reflektohet edhe...