Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Shqipëria ka nevojë për këtë ligj’, ish-presidenti i Prishtinës propozon modelin gjerman për sponsorizimet
Ligji i Sponsorizimit vijon të mbetet peng në Shqipëri. Ish-presidenti i Klubit të Prishtinës, Remzi Ejupi, propozon një ligj të përafërt me atë të Kosovës për sa i përket sponsorizimit në sport. Ejupi ka folur për “Panorama Sport”, si një ndër iniciatorët në Kosovë ku klubet kanë përfituar ndër vite. FJALA E REMZI EJUPIT “Shqipëria po ecën mjaft mirë me futboll dhe ka bërë hapa përpara. Mirëpo, për të pasur qëndrueshmëri financiare, Ligji për Sponsorizime do të ishte një shpëtim për sportin, më konkretisht për futbollin shqiptar. Ne në Kosovë e kemi zgjidhur këtë çështje falë një pune të palodhshme, përkundër zvarritjes dhe pritjes prej shumë vitesh. Ishte viti 2016 kur e nisëm këtë mision, i cili në fund pati sukses të jashtëzakonshëm. Së bashku...