Kampioni i botës kritikon Wirtz: Edhe vetë e pranon, nuk i meriton 116 milionë paundët e transferimit

Kampioni i botës kritikon Wirtz: Edhe vetë e pranon, nuk i meriton 116 milionë paundët e transferimit

17 Tetor 2025 9:47 Alfred Lleshi Florian Wirtz, blerja më e shtrenjtë në historinë e Liverpool-it, është kritikuar nga Emmanuel Petit, kampion bote me Francën, i cili beson se “edhe vetë lojtari do ta pranonte se nuk vlen 116 milionë paund”, pas fillimit të vështirë në “Anfield”. Mesfushori 22-vjeçar gjerman ende nuk ka shënuar apo asistuar në Premier League, së fundi ka mbetur në stol kundër Chelsea dhe Evertonit. Petit tha për “Boyle Sports”: “Premier League është një sfidë krejt tjetër nga Bundesliga. Wirtz po përballet me një kulturë dhe ambient të ri nën shumë presion. Sinqerisht, nuk besoj se e vlen atë shumë, megjithë respektin që kam për të si lojtar”. Sipas raporteve, Xabi Alonso dëshiron që Real Madridi ta ndjekë Wirtz për ndonjë...