Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shqipëria përmirëson disa vende në FIFA, Kosova ngjitje rekord, Silvinjo mesazh pas fitoreve
Adriatik BALLA Shqipëria dhe Kosova bëjnë progres të rëndësishëm në renditjen e FFA-s për skuadrat kombëtare. Në fakt, Kosova në vijimësi po përmirëson pozitat e saj, duke treguar performancë cilësore dhe pak nga pak duke iu afruar Shqipërisë, kurse kuqezinjtë, pas dy fitoreve të fundit me Serbinë dhe Jordaninë pritet të përmirësojnë disa vende. Situata me renditjen e Shqipërisë Kombëtarja shqiptare e futbollit ka regjistruar dy fitore radhazi në javën e fundit, duke mundur fillimisht Serbinë në transfertë e më pas duke mundur në miqësore Jordaninë në shtëpi. Dy fitore me rëndësi për klasifikimin e FIFA-s, i cili do të përcaktojë edhe ndarjen e vazove në shortin e “play-off” të Botërorit 2026. Falë këtyre fitoreve, Shqipëria përllogaritet të ngjitet në vendin e 62-të në renditje,...