Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Bankers” në SPAK/ Lala: Të përfshirë, një ish ministër i Ramës dhe një deputet socialist
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emision ka folur për aferën e Bankers Petroleum, që tashmë po hetohet nga SPAK, me dyshimet e organizatës së strukturuar kriminale. Lala tha se dy zyrtarët e lartë që dyshohen si të përfshirë në aferë, janë një ish ministër i qeverive “Rama 1” dhe “Rama 2” si edhe një deputet aktual i Kuvendit të Shqipërisë nga rradhët e socialistëve. Në dosjen e prokurorisë së Fierit, rezulton një ish ministër i kohës së Ramës në qeveritë “Rama 1” dhe “Rama 2”, që rezulton i përfshirë dhe një deputet i Kuvendit në rradhët e socialistëve, që rezulton person i referuar si i përfshirë në aferën Bankers. Pra këta janë referuar si të përfshirë në disa vepra penale. Momenti i dytë, janë...