“Jam xheloz që nuk kam luajtur një herë në ‘Air Albania’”, Altin Lala: Ndaj Greqisë kam ndjerë presionin më të madh në jetën time

“Jam xheloz që nuk kam luajtur një herë në ‘Air Albania’”, Altin Lala: Ndaj Greqisë kam ndjerë presionin më të madh në jetën time

Altin Lala ka dhënë së fundmi një intervistë për “RTSH 24”, ku është ndalur padyshim te ecuria e Kombëtares shqiptare. I pyetur nëse është ndjerë xheloz që nuk ishte në fushë si lojtar në përballjen kundër Serbisë, ish-kapiteni i kuqezinjve është përgjigjur negativisht. Ai ka theksuar se e ka përjetuar një sfidë të ngjashme në vitin 2004 kundër Greqisë. Lala tregon se kjo përballje ka qenë ajo në të cilën ka pasur presionin më të madh në karrierë. Ish-mesfushori i njohur është shprehur se ka ndjerë xhelozi vetëm për faktin se nuk ka mundur të luajë dot në stadiumin “Air Albania”. “Xheloz që nuk isha në ndeshjen me Serbinë? Jo, absolutisht që jo. Unë kam pasur fatin të luaja në 2004-n me Greqinë. Ka qenë...