Shqipëria merr kritika, por kuqezinjtë janë më mirë se para Europianit

Shqipëria merr kritika, por kuqezinjtë janë më mirë se para Europianit

Shqipëria arriti të fitonte ndaj Jordanisë në miqësore me rezultatin 4-2, duke e çuar në këtë mënyrë në 4 numrin e fitoreve radhazi, mes zyrtareve dhe miqësoreve. Kuqezinjtë kanë mundur Gjibraltarin, Letoninë, Serbinë e Jordaninë, e madje kanë pësuar gola vetëm ndaj jordanezëve në miqësore. Kjo ecuri e Shqipërisë aktualisht, është më e mirë se ecuria që kuqezinjtë kishin në vitin 2023, kur arritën që të kualifikoheshin në Europian, pavarësisht se edhe asokohe, shkëlqyen dhe dhuruan emocione të jashtëzakonshme e gola mjaft të bukur. Ecuria e Shqipërisë gjatë eliminatoreve të Europianit, ishte 8 ndeshje, 5 fitore dhe 3 barazime, por këto 5 ndeshje nuk ndodhën radhazi duke qenë se kishte barazime mes tyre. Kuqezinjtë kanë shansin t’i bëjnë 5 fitore radhazi nëse arrijnë t’ia dalin...