Dhunoi një punonjës të policisë, pezullim i gjatë për portierin e Tërbunit

Dhunoi një punonjës të policisë, pezullim i gjatë për portierin e Tërbunit

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka pezulluar me një vit portierin e Tërbunit, Brajan Marku. Marku dhunoi një punonjës të Policisë Bashkiake të Kukësit, në fundin e sfidës së Kupës, mes Kukësit dhe Tërbunit. Për këtë rast, ai u arrestua nga policia këtë mesjavë. Vendimi i Komisionit të Disiplinës: Lojtari i KF Tërbuni, Brajan Marku, për sjellje të dhunshme që cënon reputacionin e sportit të futbollit dhe të gjithë pjesëmarrësve të saj, në bazë të neneve 13/2/d, 14/1/i dhe 32 të KDE, dënohet me 1 (një) vit pezullim nga veprimtaritë. © BalkanWeb