Disiplina “shkund” nga xhepat ekipet e Superiores! Tirana, Vllaznia, Elbasani dhe Vora e pësojnë nga tifozët

Disiplina “shkund” nga xhepat ekipet e Superiores! Tirana, Vllaznia, Elbasani dhe Vora e pësojnë nga tifozët

Komisioni i Disiplinës ka bërë të njohura për opinionin sportiv vendimet e marra. Tirana është dënuar me 100.000 lekë gjobë për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve. Prej tifozëve e ka pësuar edhe Vllaznia, por shkodranët janë ndëshkuar me një vlerë prej 50.000 lekësh. Po e njëjta masë disiplinore është ndërmarrë edhe edhe ndaj Elbasanit e Vorës. 1. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. 2. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/b të KDE,...