Juventus përgatit goditjen e madhe, ish-ylli i Milanit drejt rikthimit në Serie A

Juventus përgatit goditjen e madhe, ish-ylli i Milanit drejt rikthimit në Serie A

16 Tetor 2025 21:43 Telesport Juventus ka filluar që tani nga puna për merkaton e janarit. Një nga objektivët kryesor të bardhezinjve është transferimi i Franck Kessie, sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”. Ish-mesfushori i Milanit është gati të largohet nga Al-Ahli dhe të rikthehet në Serie A, këtë herë duke vëshur fanellën e Juventusit. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë ka treguar së është ende një lojtar i nivelit të lartë dhe i aftë të bëjë diferencën në fushë. Kontrata e tij me klubi saudit skadon në qershor të vitit 2026, por rikthimi i 28-vjeçarit në Serie A mund të konkretizohet që në merkaton e janarit.