Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Mungesë përgjegjësie”/ Vdekja e punëtorit të ndërtimit reagon deputeti: Kam paralajmëruar prej kohësh se…
Deputeti i PD në Lezhë, Gjin Gjoni, ka reaguar pas ngjarjes në Shëngjin ku një 36-vjeçar humbi jetën pasi ra nga lartësia e një pallati në ndërtim. “Kjo është viktima e katërt brenda një viti nga aksidentet në punë në zonën e Shëngjinit. Ndërkohë, ndërtimet shumëkatëshe po ngrihen pa asnjë kriter teknik, shpesh pa leje, dhe me bekimin e institucioneve që duhet të jenë roje të ligjit, jo bashkëpunëtore të shkeljes së tij. Kam paralajmëruar prej kohësh se kjo situatë po kthehet në rrezik serioz për jetën e punëtorëve dhe për sigurinë publike”, shkruan deputeti demokrat Gjin Gjoni. Ai ka kërkuar nga organet e drejtësisë që të hetojnë me seriozitet këto raste dhe të vendosin përpara përgjegjësisë ata që, për interesa korruptive, po ndërtojnë mbi...