Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Milani konfirmon lajmin e keq për Adrien Rabio
Milani e ka paguar shumë shtrenjtë këtë dritare të ndeshjeve ndërkombëtare, pasi ka humbur shërbimet e futbollistëve të rëndësishëm për planet e Masimiliano Alegrit. Disa emra që ishin kthyer në lojtarë kyç për kuqezinjtë, janë kthyer me probleme fizike nga përfaqësueset përkatëse dhe do të mungojnë për disa javë. Testet mjekësore të Kristian Pulishiç janë programuar për ditën e premte dhe padyshim nuk pritet për një kohë të shpejtë në fushën e lojës. Por ndërkohë, klubi konfirmoi më të keqen edhe për një tjetër element me rëndësi të ekipit, Adrien Rabio. Kuqezinjtë bënë të ditur se rezonanca magnetike kishte konstatuar një dëmtim muskulor në pulpën e majtë dhe se Rabio duhej të fillonte terapi rikuperimi, me testet e radhës që do të zhvilloheshin pas 10...