Arabia Saudite siguroi biletën për Botëror, futbollistët dhe stafi “vishen me ar”

Arabia Saudite siguroi biletën për Botëror, futbollistët dhe stafi “vishen me ar”

16 Tetor 2025 19:03 Telesport Azia do të dërgojë 9 kombëtare në Kupën e Botës 2026. Deri tani janë kualifikuar 8 ekipe dhe bileta e fundit do diskutohet në nëntor mes Irakut dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Arabia Saudite nuk arriti dot të kualifikohej nga grupet në fazën e parë, pasi e mbylli e dyta në grupin e saj. Në play-off, pas barazimit pa gola ndaj Irakut, Arabia Saudite ka prerë zyrtarisht biletën për në Botëror. Pas kësaj arritjeje, shteti, më saktë Princi Abdulaziz bin Turki Al-Faisal, i cili mban postin e Ministrit të Sporteve, ka vendosur të shpërblejë futbollistët dhe stafin e Kombëtares me plot 50 milionë euro. Ky është një nga shpërblimet më të mëdha që merr një ekip pas kualifikimit në Botëror.