Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Barcelona gjen pasuesin e Lewandowski-t në Serie A, nisin kontaktet e para mes palëve
16 Tetor 2025 19:14 Telesport Tashmë dihet që Robert Lewandowski do të largohet në fund të sezonit nga Barcelona. Klubi katalanas po shqyrton disa alternativa për të gjetur pasuesin ideal të polakut. Edhe pse dëshira kryesore është Julian Alvarez, transferimi i argjentinasit duket shumë i vështirë për t’u bërë realitet. Në kushtet financiare në të cilat ndodhet Barcelona, i duhet një sulmues me kosto të ulët dhe emri që i përshtatet më shumë profilit që po kërkon klubi katalanas është Dusan Vlahovic. “TuttoSport” raporton se kanë nisur kontaktet e para mes Barcelonës dhe agjentit të sulmuesit serb, i cili do të largohet si lojtar i lirë në fund të këtij sezoni nga Juvents. Edhe pse jo si titullar, Vlahovic ka shënuar 4 gola në 8...