Burimi:
Sarandanews.com

Foto © Sarandanews.com
Sarandë, zhvillohet një tryezë për zonat e mbrojtura
Shqetësimi për kërcënimim e zonave të mbrojtura ka çuar në inicimin e një tryeze në Sarandë, nga Eco Albania, ResPublika dhe Forumi i Medias së Lirë. “Mbrojtja e hapësirës është kauz” ishte fokusi i këtij organizimi në Sarandë, ku në qendër të diskutimit të Projektit PAMANCA u vendos Butrinti. Gjatë prezantimit dhe diskutimit prej pjesëmarrësve erdhën gjetjet mbi situatën kërcënuese që u vijnë zonave të mbrojtura për shkak të pakësimit të sipërfaqes buferike, të aktivizimit të prokekteve ndërtuese, gjuetisë së pakontrolluar etj. Diskutantët sollën si shqetësim të parë realiterin e mbivendosjes së disa institucioneve në këto territore dhe shpesh pamundësinë e veprimit të pushtetit vendor, për mungesë kompetencash dhe për kufizimin e ardhur nga mdarja administrative.Në tryezë u sollën shqetësime që lidhen edhe me mangësi...