Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë falënderon pozitën, opozitën dhe mediat për qëndrimin përgjegjës në lidhje me projektligjin për barazinë gjinore

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë falënderon pozitën, opozitën dhe mediat për qëndrimin përgjegjës në lidhje me projektligjin për barazinë gjinore

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka shprehur mirënjohjen e tij për qëndrimin e bashkuar dhe të përgjegjshëm të Grupi Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike lidhur me projektligjin e paraqitur nga Ministria e Shëndetësisë për “Barazinë Gjinore”.  Në një deklaratë zyrtare, Këshilli thekson se ky vendim reflekton respektin ndaj vlerave natyrore dhe parimeve themelore të shoqërisë shqiptare, si dhe ndjeshmërinë ndaj traditës kulturore dhe fetare të vendit.  “Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë vlerëson dialogun, bashkëpunimin dhe maturinë e treguar gjatë këtij procesi, duke e konsideruar një shembull pozitiv të përgjegjësisë institucionale dhe kujdesit për të mirën e përbashkët”, thuhet në deklaratë.  Një falënderim i veçantë u shkon ekspertëve të grupit të punës nga pesë komunitetet fetare, ngritur nga KNFSH, juristëve, sociologëve dhe specialistëve, që kontribuan në përgatitjen e raportit profesional dhe në lobimin pranë...