Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Vetëdorëzohet në komisariatin e Gjirokastrës autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit italian në Tepelenë
Kamber Sulçaj, autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi u vetëdorëzua në Policinë e Gjirokastrës. Sulçaj u paraqit në ambientet e policisë së bashku me një avokat, ndërsa dorëzoi armën e gjahut me vjaska, me të cilën dyshohet se kreu krimin, si dhe lejen që kishte për posedimin e saj. Biznesmeni italian Edoardo Sarchi u vra pas mesnatës së datës 26 shtator në aksin Nivicë-Salari. Si autor i dyshuar i krimit u identifikua dhe u shpall në kërkim 48-vjeçari nga Vlora Kamber Sulçaj dhe sipas hetimeve paraprake rezultoi se ngjarja ka nisur pas një konflikti verbal për motive të dobëta mes Sulçajt dhe viktimës, për dritat e makinës. 44-vjeçari italian ndodhej në shoqërinë e ortakut të tij, Eqerem Braçi dhe të djemve...