Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Çështja Pulisic/ Milani acarohet me trajnerin e SHBA, bëri të kundërtën e premtimit të tij publik
16 Tetor 2025 15:24 Telesport Gazzetta dello Sport raportoi sot lajmin e keq për tifozët e Milanit: Christian Pulisic mund të qëndrojë jashtë fushave për një muaj. Ndeshja miqësore e SHBA-së ndaj Australisë sjell pasoja realisht të rënda për ekipin kuqezi, sepse amerikani po kthehej në lojtar të pazëvendësueshëm me performancat e fundit. Milani është i acaruar me stafin mjekësor dhe trajnerin Pocchettino, i cili e dinte mjaft mirë gjendjen e sulmuesit anësor, duke qenë se pati deklaruar publikisht “Pulisic ka pasur një dëmtim në fazën përgatitore”. Ai vetë kishte premtuar se nuk do të merrte rrisqe, por ndodhi e kundërta.