Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Upamecano kërkon bonus 20 mln euro! Bayern refuzon, Real Madrid: “Këtu jemi”
16 Tetor 2025 15:10 Telesport Christian Falk raporton se Bayern ende nuk ka arritur të bindë Dayot Upamecano për kontratën e re. Gazetari i njohur shkruan se klubi nuk ka ndërmend t’i paguajë tarifën prej 20 milionë eurosh që ai po kërkon për firmën në formë bonusi, por Real Madrid po. “Los Blancos” janë 100% gati. Madje, po tërhiqen më shumë nga Upamecano dhe po spostohen nga ideja Konate. Gjithsesi, Bayern është ende optimist dhe ka ende një shans që Upamecano të firmosë. Francezi në qershor del lojtar i lirë.