Eric Garcia, befasia e madhe e Barcelonës: E ardhmja ime është vetëm këtu, dua të rinovoj

Eric Garcia, befasia e madhe e Barcelonës: E ardhmja ime është vetëm këtu, dua të rinovoj

16 Tetor 2025 13:30 Alfred Lleshi Eric García po konfirmohet si një nga befasitë më pozitive të fillimit të sezonit te Barcelona. Mbrojtësi nga Martorell, falë paraqitjeve të qëndrueshme, është bërë i pazëvendësueshëm për Hansi Flick, duke konsoliduar rikthimin e tij pas huazimit te Girona, ku duhej të përballej me kritika dhe të provonte vlerën e vet. Në një intervistë për “Sport”, García u ndal te rruga e tij e fundit dhe marrëdhënia me trajnerin: “Më kanë gjykuar pa durim. Është pjesë e kohës sonë dhe e rrjeteve sociale; ndonjëherë flitet pa e ditur realitetin”. Për Flick shtoi: “Më tha që sheh tek unë aftësi lidershipi. Po punoj për këtë, frymëzohem nga Íñigo”.Sipas tij, momenti vendimtar ishte ndeshja kundër Benfica, ku fitoi besimin e trajnerit....