Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Casemiro mund të qëndrojë te Manchester United, por klubi i vendos kushte të reja
16 Tetor 2025 12:19 Telesport Manchester United po shqyrton mundësinë e zgjatjes së kontratës së mesfushorit Casemiro përtej këtij sezoni, por vetëm nëse ai pranon një ulje të pages. Mesfushori brazilian është nën kontratë deri në qershor 2026 dhe, siç qëndrojnë gjërat, do të largohet nga “Old Trafford” si agjent i lirë në verën e ardhshme. Casemiro ka luajtur pesë herë si titullar këtë sezon, duke shënuar një gol dhe është bërë një figurë kyçe nën drejtimin e Ruben Amorim, ndaj dhe klubi po ndryshon mendje. Mesfushori 33-vjeçar është në sezonin e tij të katërt me “djajtë e kuq”, ku në 131 ndeshje zyrtare ka realizuar 18 gola. Tashmë që oferta i është bërë do të jetë braziliani ai që do të vendosë.