AKSHI sqaron lajmin për tarifat: I pasaktë, shërbimet në e-Albania mbeten falas!

AKSHI sqaron lajmin për tarifat: I pasaktë, shërbimet në e-Albania mbeten falas!

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka reaguar pas lajmeve për shërbimet në e-Albania që do të jenë me pagesë për bizneset e qytetarët. Në deklaratën e publikuar këtë të enjte, 16 tetor, AKSHI thekson se shërbimet elektronike në e-Albania vijojnë të jenë falas për përdorimin e zakonshëm nga qytetarët dhe subjektet private. Përjashtim bëjnë vetëm rastet kur tarifat janë të përcaktuara nga baza ligjore në fuqi e institucionit që ofron shërbimin. Çfarë përfshijnë tarifat e reja? Sipas AKSHI, tarifat e vendosura nga vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave prekin vetëm subjektet private që kërkojnë ndërveprim teknik me regjistrat elektronikë dhe bazat e të dhënave shtetërore. Kjo nënkupton integrimin e sistemeve të tyre me Platformën Qeveritare të Ndërveprimit (GG) për shkëmbim të të...