Panathinaikos mendon Benitez, klubi e mohon

Panathinaikos mendon Benitez, klubi e mohon

Ekipi njohur grek Panathinaikos nuk po kalon një moment dhe aq brilan në kampionatin helen. Pas 6 javëve, skuadra athinase ka mbëedhur vetëm 8 pikë në 5 takime (një ndeshje më pak) duke figuruar me 8 pikë larg kreut që mbahet nga AEK Athinë. Ndërkohë dje, filluan të qarkullonin disa fjalë rreth një rikthimi të mundshëm në stol të spanjollit të njohur Rafa Benitez, i cili eventualisht shkon te Panathinaikos për të zëvendësuar Kristos Kontis. Megjithatë, klubi nxitoi ta mohonte lajmin, duke sqaruar se nuk ka negociata me Benitez. Ish-lojtari i Interit dhe Napolit është aktualisht pa punë pas kohës së tij te Selta Vigo, e cila përfundoi në vitin 2024./Sportiim.al/ Vazhdo leximin