Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
Arrestohet shoferi 51- vjeçar, në gjendje të dehur u përfshi në një aksident me dëme materiale në Shkodër
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin G. K., 51 vjeç, banues në Shkodër, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përfshirë në një aksident me dëme materiale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. S., 23 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Hani i Hotit referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 33 vjeç, banues në fshatin Linaj, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Shënim: Disa imazhe...