Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
La Liga/ Jo vetëm dëmtimet, edhe statistikat kundër Barçës, 14 skuadra kanë vrapuar më shumë se sa katalanasit
Barcelona përballet me një fillim sezoni shqetësues, jo vetëm në rezultate, por sidomos në aspektin fizik. Në tetë javët e para të kampionatit, plot 14 skuadra në La Liga kanë vrapuar më shumë se Barça, ndërsa lista e dëmtimeve muskulore është gjithnjë në rritje. Pavarësisht se me ardhjen e trajnerit Hansi Flick u premtuan ndryshime rrënjësore në stafin mjekësor dhe përgatitor, rezultatet nuk po duken në fushë. Kreu i ri i përgatitjes fizike, Julio Tous, pati premtuar ulje të dëmtimeve me 50%, por sot, në tetor, yje si Lewandowski, Balde, Raphinha, Fermín, Dani Olmo dhe Lamine Yamal janë dëmtuar – disa prej tyre më shumë se një herë. E përditshmja katalanase “Mundo Deportivo” ditën e sotme ka nxjerrë disa nga statistikat deri më tani të...