Elbasani, qyteti i festivaleve teatrore dhe muzikore

Elbasani, qyteti i festivaleve teatrore dhe muzikore

Nga ARTUR  AJAZI Elbasani është qyteti i festivaleve, ku pas atij të Teatrove Profesioniste nga Balkani, dje nisi Takimi Kombetar i Orkestrave te Harqeve. Qyteti, një histori e mbushur me art dhe kulturë Historia e trevave të Elbasanit, është ë mbushur me art dhe kulturë prej shekujsh. Ajo e ka zanafillën e saj në shekullin e II-të p.k. me vendbanimet e hershme ilire. Në shekullin e II-të qyteti njihet me emrin “SKAMPA” e më vonë me emrin  “SKAMPINI” në varësi administrative të Durrahut. Duke qënë i vendosur në kryqëzimin e rrugëve Veri – Jug dhe Lindje – Perëndim, ai ka shërbyer si pikë e rëndësishme kalimi dhe si stacion i rëndësishëm, duke u përmendur si qëndër urbane, ushtarake e peshkopale. Pas bllokimit të rrugës Egnatia...