“Vetëm dy gjini”/ PS dorëzon amendamentet për projektligjin për “Barazinë Gjinore”

“Vetëm dy gjini”/ PS dorëzon amendamentet për projektligjin për “Barazinë Gjinore”

PS ka dorëzuar amendamentet për projektligjin për Barazinë Gjinore, ku specifikohen vetëm dy gjini, burrë dhe grua. Ky amendament i Taulant Ballës u bë me dije pak ditë më parë nga vet ai në nje dalje për mediat nga Kryesia e Kuvendit. PROPOZIM PËR AMENDAMENTE PËR PROJEKTLIGJIN “PËR BARAZINË GJINORE”: Bazuar në nenin 71, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, në projektligjin “Për barazinë gjinore” paraqesim amendamentet si më poshtë: Në nenin 1, pika 2, të projektligjit, sugjerohet që fjalët “si dhe trajtim të barabartë pavarësisht përkatësisë gjinore” të zëvendësohen me fjalët “si dhe trajtim të barabartë mes grave dhe burrave”. Në nenin 2, në shkronjën “a” sugjerohen që fjalët “për shkak të përkatësisë së shumëfishtë” të hiqen. Në nenin 4 sugjerohen këto ndryshime: Në...