Protesta e banorëve në lagjen e Kalasë në Durrës/ Zhupa: Mbi 70 familje të frikësuara nga shpronësimi

Protesta e banorëve në lagjen e Kalasë në Durrës/ Zhupa: Mbi 70 familje të frikësuara nga shpronësimi

Deputetja e PD, Ina Zhupa, e cilësoi projektin AADF-së për shembjen e banesave në Durrës si pushtim të trashëgimisë kulturore. Ajo tha se nga ky projekt mbi 70 familje durrsake janë nën presion për t’u shpronësuar, ku sipas saj, fshihen interesa private dhe jo publike. “Projekti i AADF-së, për shembjen e banesave në Durrës nuk është rijetëzim, është pushtim i trashëgimisë sonë. I dëmshëm dhe i padrejtë për komunitetin durrsak.AADF sillet si pronar i historisë, trashëgimisë dhe kulturës shqiptare dhe qeveria ‘i bën fresk’! I jap mbështetje të plotë banorëve së lagjes së vjetër të Kalasë në Durrës, të cilët i përgëzoj për vendimin për të protestuar përballë zyrave të AADF në Tiranë. Një reagim i drejtë ndaj një padrejtësie të madhe. Mbi 70 familje...