Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Mercedes zyrtarizon dy pilotët për vitin 2026, kontratë 1-vjeçare për Russell dhe Antonelli
Skuadra e Mercedes ka konfirmuar dy pilotët me të cilët do të marrë pjesë në Botërorin 2026 të Formula 1. Britaniku George Russell dhe italiani Andrea Kimi Antonelli do të vazhdojnë të jenë pilotët e “shigjetave të argjendta” edhe për vitin 2026, siç konfirmohet në një deklaratë. “Ekipi Mercedes-AMG PETRONAS F1 ka kënaqësinë të konfirmojë se George Russell dhe Kimi Antonelli do të qëndrojnë me ekipin deri në vitin 2026“, thuhet në deklaratën e makinës gjermane. George dhe Kimi janë të dy produkte të akademisë së ekipit, pasi u bashkuan me programin në vitin 2017 dhe 2019, përkatësisht. George fitoi titujt GP3 dhe Formula 2 para se të kalonte në F1, ku fillimisht garoi me Williams. Ai ka fituar pesë gara që kur u bashkua...