Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Reja zbulon prapaskenat e bujshme: Asllani donte Italinë, ndërsa Mitaj preferonte Greqinë
Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Edy Reja, ka folur hapur për suksesin aktual të kuqezinjve dhe për rolin që ai ka pasur në ndërtimin e skuadrës, që sot po shkruan histori. Shqipëria është shumë pranë një arritjeje madhore, sigurimit të “play off”-it të Botërorit 2026, pas fitores madhështore në Serbi me rezultatin 1-0. Në një intervistë për “Klan News”, Reja ka analizuar momentin e artë të kombëtares sonë, duke zbuluar edhe disa prapaskena interesante rreth lojtarëve kyç të saj. Veterani italian theksoi se baza e kësaj skuadre është formuar që në periudhën e tij: “Nuk ka lojtarë të rinj në këtë kombëtare. Ishin të gjithë më mua. Kush janë ata që kanë thënë se Sylvinho ka sjellë lojtarë të rinj? Asani ishte zbulim i ri, Shehu...