Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Punimet në GKA, dyfishim i hapësirave ekspozuese dhe një laborator restaurimi
Punimet për Galerinë Kombëtare të Arteve po vijojnë, ndërsa do të ketë më shumë hapësira ekspozuese nga më parë. Në vijim edhe nga koleksioni i galerisë janë restauruar vepra arti. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja shprehet se investimi në këtë galeri parashikon dyfishimin e hapësirave ekspozuese. “Vijon puna për transformimin epokal te Galerisë Kombëtare të Arteve në Muzeun Kombëtar të Arteve të Bukura! Investimi parashikon dyfishimin e hapësirave ekspozuese, një laborator të avancuar restaurimi dhe zgjerimin e hapësirave të ruajtjes, duke garantuar mbrojtjen dhe sigurinë e thesareve artistike”, shprehte ministri Blendi Gonxhja në rrjete sociale. Ministri Blendi Gonxhja më parë kryer edhe inspektim të punimeve në GKA, ku ka sqaruar gjithashtu se kontrata pati një ndërprerje 1 vjeçare, që rëndoi në afatet...