Donnarumma i sigurtë: Italia do të jetë në Botëror, ja kush e fiton Serie A këtë sezon

Donnarumma i sigurtë: Italia do të jetë në Botëror, ja kush e fiton Serie A këtë sezon

Italia në Kupën e Botës dhe Milani drejt titullit kampion në Serie A. Portieri Gigio Donnarumma ka ide të qarta se çfarë do të ndodhë në muajt në vijim. Këta janë muaj vendimtarë për ekipin kombëtar dhe gjithashtu për Serie A. “Nuk do të ndodhë për herë të tretë, nuk mund të ndodhë. Ky ekip kombëtar do të përfundojë në Kupën e Botës. Nuk kam dyshime. Mësimet e së kaluarës kanë kuptim nëse i përqafojmë”, tha portieri i Manchester City. “Nuk nënvlerësojmë askënd, askush nuk do të merret lehtë, nuk do të kishte kuptim ta bënim këtë. Ky grup lojtarësh e do njëri-tjetrin, do të jemi gati kur të vijnë ndeshjet playoff. Fjala playoff nuk na tremb, nuk do të na prekë“, tha Donnarumma. Është...