Evien Dako: Vendimi i KKDA, autorët dhe bashkautorët e audiovizualit nuk gëzojnë të drejtën për t’u shpërblyer

Evien Dako: Vendimi i KKDA, autorët dhe bashkautorët e audiovizualit nuk gëzojnë të drejtën për t’u shpërblyer

Nga Julia Vrapi Autorët dhe bashkautorët e audiovizualit nuk gëzojnë të drejtën për t’u shpërblyer sipas një vendimi të Këshillit Kombëtar për të Drejtat e Autorit. Shoqata e Filmit Audiovizual, Artistik dhe Dokumentar-FAAD kundërshton vendimin datë  21.8. 2025 të KKDA, ku sipas tyre të drejtat e autorëve audiovizualë po shkelen. Drejtori i FAAD Evien Dako tregon se ata e kanë kundërshtuar vendimin, ndërsa edhe nga organizmat e huaja është cilësuar si “katastrofik”. Në vendin tonë janë 4 agjenci, ku dy agjenci të licensuara që mbrojnë drejtat e autorit janë Shoqata e Filmit Audiovizual, Artistik dhe Dokumentar-F.A.A.D, që mbron të drejtat e autorëve të prodhimeve audiovizuale dhe “Albautor” për administrimin e të drejtave të autorit të veprave letrare, shkencore dhe artistike (përjashtuar audiovizualin). Evien Dako thotë...