Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Infantino: Do të ndihmojmë në rindërtimin e të gjitha objekteve të futbollit në Gaza
16 Tetor 2025 7:50 Alfred Lleshi Pas marrëveshjes së paqes mes Izraelit dhe Hamasit për Gazën, të nënshkruar të hënën në Sharm el-Sheikh, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka premtuar mbështetje për rindërtimin e infrastrukturës futbollistike në Gaza si pjesë e përpjekjeve pasluftarake. “Është shumë e rëndësishme që FIFA të jetë këtu për të mbështetur, ndihmuar dhe siguruar që ky proces paqeje të përmbyllet me sukses”, – tha Infantino pas firmosjes së dokumentit që përcakton planet për stabilitetin rajonal dhe rindërtimin, sipas “Reuters”. Qëllimi është rindërtimi i strukturave të shkatërruara dhe krijimi i një fondi për financimin e fushave dhe programeve rinore. “Roli i futbollit është të mbështesë, të bashkojë dhe të japë shpresë. Ne do të ndihmojmë në rindërtimin e të gjitha strukturave të...