Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Flick me një “det” dyshimesh para “El Clasico”; 3 të përjashtuar, 3 në dyshim dhe 3 të sigurt
16 Tetor 2025 7:55 Alfred Lleshi “El Clasico” e parë e sezonit mes Real Madridit dhe Barcelonës është afër, më 26 tetor në “Santiago Bernabéu”. Situata për blaugranët nuk është e favorshme, sepse kanë shumë lojtarë të lënduar dhe mungesa për shkak të “virusit FIFA”. Ter Stegen dhe Gavi mungojnë deri në fund të vitit për shkak të lëndimeve afatgjata, ndërsa Lewandowski është jashtë fushave për rreth një muaj, pas dëmtimit me Poloninë. Në dyshim është Joan García, i cili mund të rikuperohet pas operacionit të meniskut (4-6 javë), ndërsa Dani Olmo, me dëmtim në soleus, e ka shumë të vështirë të bëhet gati për supersfidën në “Bernabéu”. Raphinha, me dëmtim në bicepsin femoral, mund të mungojë, ndërsa Ferran Torres mund të jetë i gatshëm, por...